7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Alvini i lirë dhe i qeshur arrin në Liban, nesër bashkohet me familjen në Itali

Më të lexuarat

11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha, pasi u nxor nga kampi është transportuar nga Damasku në Liban dhe aktualisht ndodhet në ambasadën Italiane në Bejrut, ndërsa nesër do të niset drejt Romës për t’u bashkuar me familjen, babanw dhe motrat. REPORT TV siguroi foto dhe video ekskluzive të 11-vjeçarit shqiptar jashtë kampit të ferrit ‘Al Hol’, nën pushtetin kurd. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv fëmija duket me një nga përfaqësuesit e organizatës Gjysmë Hënës së Kuqe i lirë dhe i qeshur, por edhe kur është transportuar me makinë në Damask. Alvini në pamjet që sjell Report Tv duket në gjendje të mirë shëndetësore. Në një intervistë për Report Tv, babai i 11-vjeçarit, Afrim Berisha tregoi momenet e operacionit të shpëtimit të djalit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të Alvinit me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, që prej një jave ndodhet në kufirin sirian në kuadër të kuadër të operacionit. Vogëlushi shqiptar, thotë Rama, do të pajiset me dokumentet e nevojshme dhe më pas do të fluturojë drejt babait në Romë. Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin. Fillimisht lajmi për nxjerrjen nga kampi u dha nga Report Tv dy ditë më parë, mbrëmë u konfirmua nga burime pranë organizatës Gjysmë Hëna e Kuqe se ndodhej në Damask, ndërsa sot iu dorëzua Kryqit të Kuq për t’u nisur më pas drejt Libanit, ku ndodhet tani, dhe neser drejt Italisë. Alvin Berisha doli nga kampi katër ditë më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit