14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“All-llahu ekber?”Dmth, a je musliman?

Më të lexuarat

“All-llahu ekber?”…

Rilexova sonte një ndodhi të vjetër, që e kam dëgjuar sa e sa herë nga goja e vetë Hoxhës… Rilexova takimin e përmallshëm të një kinezi musliman, (që kurrë s’e kam marrë vesh se kush ishte dhe, as që besoj se do ta mësoj ndonjëherë), me kryemyftiun e urtë sirian, Shejkh Ahmed Keftaro, rahmet pastë.

Ia vlen ta risjell në vëmendjen tuaj, sidomos në ditë si këto, kur Islami, Kur’ani, simbolikat e tij dhe muslimanët, janë në qendër të vëmendjes…

Dikush, që ka ditur mirë të përziejë çorbat e prishura, me të cilat helmon ditë pas dite botën, duke ia faturuar fëlliqësinë e veprës së tij, Islamit dhe muslimanëve, bën sehir, por jo vetëm…

Por, “Magjia do t’i kthehet fytyrës magjistarit” e, “Do të mbërrijë kjo fé (shekullore), ku ka mbërritur nata dhe dita!”…

Ja çfarë thotë Hoxha:

“Në fund të viteve ’80, po shëtisja në një nga sheshet e Kinës, kur papritur u shfaq një person, që i drejtua drejt meje. Kur u afrua përballë meje, më pyeti: “All-llahu ekber?”. Dmth, a je musliman?

Ia ktheva: All-llahu ekber! Dmth, jam musliman!

Atëherë, kinezi i panjohur më përqafoi dhe recitoi ajetin 10 të sures El-Huxhuratë: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër”!

Ky është Islami, që edhe pas 14 shekujsh, i krijoi mundësinë ndjenjave të bëjnë punën e vet, përtej gjuhës, dallimit të vendit, gjeografisë, atdheut dhe në një distancë pesë mijë kilometra… Pas 14 shekujsh…”

Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, më 7 nëntor 2016

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit