Ali Ahmeti frikësohet nga BESA, shtynë shqiptarët ta votojnë partinë maqedonase në Shkup

0

Partitë politike kanë afat deri të ënjtën në mesnatë që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash.

Por, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ende nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për qytetin e Shkupit.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ende nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të kryeqytetit maqedonas, Shkupit. Gara për Shkupin vlerësohet si beteja më e rëndësishme e zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Partitë politike kanë afat deri të enjtën në mesnatë që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash. Por, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ende nuk ka bërë publik emirn e kandidatit për qytetin e Shkupit.

Gazeta Expres raporton se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, janë në negociata intensive që duhet të rezultojnë me mbështetje të kandidatit të LSDM-së nga ana e BDI-së që në raundin e parë. “Kërkesa e Zaev është bërë me qëllimin për të përdorur modelin zgjedhor në Maqedoni dhe të fitoj një kryetar komune që në raundin e parë”.

Nëse marrëveshja arrihet, kjo do të jetë hera e parë në historinë e Maqedonisë që partia më e madhe shqiptare nuk ka kandidat për kryetar komune, edhe pse më shumë se 20% e shqiptarëve jetojnë në Shkup.

Mediat maqedonase raportojnë se Ahmeti i druhet një përballe direkte për Shkupin me Lëvizjen Besa, për të cilën raportohet se është duke pasur rritje bazuar në sondazhet që janë bërë në Maqedoni.

Mediat në Maqedoni kanë raportuar se BESA konsiderohet si favorit për këto zgjedhje, veçanërisht në Shkup, ku komuna e Çairit është bastioni më i fortë i tyre.

Ndërkaq, bazuar në rezultatet e fundit zgjedhore është partia e ZAEV ajo e cila ka më së shumti votues në Shkup.
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit thonë se në kryeqytet LSDM mori rreth 129 mijë vota, ndërsa VMRO rreth 10 mijë më pak ose 119 mijë. LSDM ka më shumë vota se VMRO në Shkup edhe nëse përjashtohen komunat me shumicë popullate shqiptare, Çairi dhe Saraji.

Por, në të njëjtën kohë Besa, BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja në kryeqytet morën mbi 46 mijë vota.

Kjo do të thotë se rezultati përfundimtar shumë do të varet nga vendimi i shqiptarëve se cilin do ta mbështesin në rrethin e dytë. Nëse votën do ta japin për LSDM-në ose VMRO-në apo nuk do të votojnë.