10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Algjeriani thyen rekord, udhëhoqi emisionin 51 orë pa ndërprerje

Më të lexuarat

Algjeriani Mihriz Rabiye ka vendosur rekord të ri afrikan, me atë që për 51 orë pa ndërprerje ka udhëhequr emisionin e radios, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të Radios shtetërore të Algjerisë, Rabiye emisionin e radios në gjuhën frënge e filloi të shtunën në ora 6 sipas kohës lokale, ndërsa e përfundoi të hënën në ora 10.

Rabiye gjatë kësaj periudhe kohore, pa pauzë, ka folur për tema të ndryshme. Në këtë mënyrë ai ka thyer rekordin e marokenit Imad el Kutbi të vitit 2007 i cili foli 50 orë.

Rekordin botëror në programin më të gjatë të radios e mban belgu Peter van De Veira i cili në vitin 2012 vendosi rekord të ri botëror për emision më të gjatë të radios, që zgjati tetë ditë dhe shtatë netë, 185 orë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit