9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Albin Kurti: Takimi në Ohër për “Shengenin ballkanik” s’duhet të mbahej

Më të lexuarat

Pos që ka kontestuar idenë e një “Shengeni ballkanik”, kryeminsitri në pritje i Kosovës Albin Kurti, tha se takimi i ideatorëve në Ohër duhet të mos mbahej.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, tha Kurti në një intervistë në Report TV.

Kurti tha se një “Shengen” rajonal me Kosovën, nuk mund të realizohet pa reprocitet.

“Inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin një gjë thelbësore e ky është reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. Pra çfarëdo inciative në rajon duhet t’i bëjë vendit parimet e reciprocitetit të cilin do ta vendos dhe zbatojë qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër”, tha njeriu që pritet të qeverisë Kosovën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit