7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Albin Kurti për të pagjeturit: Të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia dhe të arrijmë tek e vërteta

Më të lexuarat

Me rastin e 38-vjetorit të rënies në demonstratat e vitit 1981 të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, do të bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se, të dy dëshmoret kërkonin republikë kushtetutë vetëvendosje, liri, barazi e drejtësi për popullin shqiptar.

“Për Naser Hajrizin dhe Allan Pireva njëri nuk i kishte as 20 vjeç e tjetri as 19 vjeç mirëpo që të dy e kishin vetëdijen e lartë dhe kërkonin republikë, kërkonin kushtetutë kërkonin vetëvendosje gjithashtu kërkonin liri, barazi, drejtësi për popullin shqiptar. Ata u vranë nga plumbat e policisë së regjimit të atëhershëm mirëpo kujtimi ynë për ta është i pashlyeshëm”, ka thënë Kurti. raporton Arbresh.info

Tutje Kurti ka folur edhe për të pagjeturit ai tha se duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia dhe nga faktorët ndërkombëtarë që ta shtojnë trysnin mbi Beogradin në mënyrë që nëpërmjet Serbisë të arrijmë tek e vërteta për më të dashurit tanë.

“Ne shënojmë 20vjetor të ndryshëm meqenëse qdo ditë nga disa masakra prej forcave serbe janë kryer gjithandej komunave të Kosovës, kemi të vrarë kemi të përdhunuara dhe kemi të pagjetur. E sot e kësaj dite ne nuk dimë gjë për fatinë tyre. Unë besojë tek e vërteta arrihet nëpërmjet përgjegjësisë, duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia dhe nga faktorët ndërkombëtarë që ta shtojnë trysnin mbi Beogradin në mënyrë që nëpërmjet Serbisë të arrijmë tek e vërteta për më të dashurit tanë. Ata që e kanë kryer krimin janë tërhequr nga veni i krimit dhe atje ku kanë shkuar atje ndodhën edhe arkivat për atë se çfarë ndodhi me shqiptarët të cilët u vranë u varrosën dhe sot janë të pagjetur e për fatin e tyre nuk din as populli as institucionet sikurse edhe familjet e tyre. Ne familjeve të tyre ju kemi shumë borgj si shtet si qytetarë, si aktivist si institucion, e kërkesa jonë duhet të jetë se ni si qytetarë të kërkojmë me ngul si përgjegjësi nga Serbia që të arrijmë tek e vërteta”, ka thënë Kurti.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2192978517408212/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit