12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Albin Kurti për çështjen e shamisë: Unë jam kandidat për kryeministër jo Faton Topalli

Më të lexuarat

Dje në një iftar të shtruar nga kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendsoje Eman Rrahmani, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka qenë shumë konkret për çështjen e shamisë.

Pasi një nga anëtarët për deputet nga radhët e VV-së, Faton Topalli i cili është i njohur për mos durim ndaj vlerave të Islamit, i cili shpeshherë ka shfaqur edhe urrejtje, tha që nuk do të lejohen vajzat ndër moshën 18 vjeç të mbajnë shami.
Por Albin Kurti edhe në një tubim në Ferizaj tha se kjo punë do të jetë e rregulluar dhe femrat që mbajnë shami do të lejohen të vazhdojnë mësimet, studimet e punët në institucionet shtetërore. Të gjithë duartrokitën, por Topalli jo. Nuk i erdhi mirë, nga kjo që tha kandidati për kryeministër nga VV.

Ai pas iftari në biseda private me besimtarë ka thënë: “ Ne po e bëjmë pyetjen gabim. Nuk duhet thënë a duhet lejuar mbulesa? Por pyetja duhet të jetë: “Pse duhet ndaluar mbulesa?”. Ai ka shtuar se për punën e shamisë vendos vet, ngase ai është kandidati për kryeministër, e jo Faton Topalli. /KohaIslame.com/

https://www.youtube.com/watch?v=wLgGbgZhBx0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit