15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Albin Kurti i përgjigjet Hashim Thaçit për akuzat për atentat

Më të lexuarat

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti i Kosovës ka shpifur kur ka akuzuar zyrtarët e VV’së se janë organizator të sulmeve ndaj liderëve.Ka thënë se këto shpifje po i bën për të mbuluar dështimin që po e pret në pazarin e tij me Serbinë për shkëmbim territoresh.“Qëndrimet dhe veprimet tona janë publike, të drejta dhe të qarta. Me shpifjet e këtij presidenti që po ikën më shpejt se ç’është menduar nuk merrem. Viti 2019 do të jetë viti i ndryshimeve për Kosovën. Sepse nuk shkëmbehet Kosova me Serbinë. Sepse nuk zëvendësohet Gjermania me Rusinë”, ka thënë Kurti, në një postim në Fb.
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Albin Kurti e Glauk Konjufca qëndrojnë prapa organizimeve për atentate ndaj liderëve të Shtetit.Por, Kurti ka thënë se Thaçi e kishte lidhur VV’në me Iranin e Rusinë ndërsa më vonë Presidenti e kishte takuar Putinin.“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ta ruajnë qetësinë. Presidenti Thaçi është në panik. Shqetësimi i tij iracional nuk ka të bëjë me shtetin tonë të pavarur por me pazarin e tij me Serbinë. Ai po dështon. Ai po shkon”, ka shtuar ai.
“Më 31 mars 2018, mua dhe Glaukun na akuzonte për lidhje me Rusinë dhe Iranin. Më 9 korrik, vetë presidenti Thaçi shkoi e takoi Medvedevin, kurse më 12 nëntor 2018 u takua me Putinin. Tash shpif për lidhje tjera të paqena”.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/524568001376422

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit