14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Albin Kurti fiton Vetëvendosjen: Iku si lider, rikthehet si kryetar

Më të lexuarat

Komisioni Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar përfundimin e procesit të votimit në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes po zhvillohet në mënyrë të rregullt. Sipas komisionit, të gjitha vendvotimet në Kosovë janë hapur sot në ora 10:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Në garë ishte vetëm një konditat dhe ai është ish-kryetari i kësaj partie, i njohur si lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.Kjo vjen pas përçarjeve që e kanë përfshi këtë parti, pasi dorëheqje kanë dhënë nga pozitat e tyre në parti, kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sjediu, anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, ish sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati.

Kujtojmë se Albin Kurti deri para tre muajve të fundit ishte lideri i pa diskutueshëm i kësaj partie politike. Por më dorëheqjet nga partia të kryetarit, nënkryetarit e deputetëve tregon se ai nuk është më lider për të gjithë. Tashmë kuti vjen në Vetëvendosje për tu bërë kryetari kësaj partie, pozicion të cilin e zyrtarizoi sot, por vështirë të jetë akoma lideri i saj.

Në votim ka dalë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, njofton Lëvizja Vetëvendosje. Interesimi i madh për këtë proces demokratik tregon për një organizatë të gjerë dhe strukturë aktive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit