9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Albayrak: Valutat e huaja në llogaritë bankare nuk do të konvertohen në lira turke

Më të lexuarat

Ministri i Thesarit dhe Financave i Turqisë, Berat Albayrak, deklaroi se institucionet e vendit do të ndërmarrin hapat e nevojshme për të qetësuar tregun dhe se monedhat e depozituara nuk do të merren

 

ANKARA (AA) – Ministri i Thesarit dhe Financave i Turqisë, Berat Albayrak, paralajmëroi luftë kundër gënjeshtrave se monedhat e depozituara do të merren dhe se valuatat e huaja në llogaritë bankare do të konvertohen në lira turke, duke theksuar se hapa të tillë nuk do të ndërmerren, raporton Anadolu Agency (AA).

Albayrak në rrjetin social Twitter ka shkruar se do të ndërmerren masat e nevojshme në lidhje me ndryshimin e kursit.

“Monedhat e depozituara nuk do të merren. Valutat e huaja në llogaritë bankare nuk do të konvertohen në lira turke. Gjithashtu, do t’i luftojmë këto gënjeshtra deri në fund”, tha Albayrak.

Ai shtoi se ndryshimet e planit aksional do të fillojnë të hënën në mëngjes.

“Institucionet tona do të ndërmarrin hapat e nevojshme për të qetësuar tregun”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se institucionet kompetente turke së bashku me bankat kanë përgatitur një plan për sektroin real, i cili është goditur më së shumti nga luhatjet e fundit valutore.

“Së shpejti do të ndërmarrim hapat e nevojshme së bashku me bankat tona dhe Agjencinë për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen e Bankave”, ka thënë Albayrak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit