3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Albayrak: Ekonomia turke mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave

Më të lexuarat

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak në fjalën drejtuar një forumi biznesit në Stamboll ka thënë të martën se në tetor ekonomia turke do të japë teprica në llogaritë rrjedhëse dhe mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se në tetor ekonomia turke do të japë teprica në llogaritë rrjedhëse dhe mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave.

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e hapjes së Forumit të 22-të Ndërkombëtar të Biznesit (IBF), që organizohet në Stamboll, ministri Allbajrak paralajmëroi për masa të menjëhershme ndaj luhatjeve të mundshme ekonomike.

Punimet në kuadër të luftës me inflacionin vazhdojnë,- tha Berat Allbajrak duke shtuar se janë duke përgatitur edhe një udhëzues shumë strategjik për inflacionin e grupit të artikujve ushqimorë.

Qëndrimi i fortë i Qeverisë në politikat financiare vazhdon pa toleruar aspak nga disiplina buxhetore,- u shpreh Allbajrak, ndërsa paralajmëroi për një përmirësim të ndjeshëm të shifrave në muajt nëntor dhe dhjetor si dhe një inflacion shumë afër objektivit.

Ministri Allbajrak vuri theksin në rënien pozitive në kursin e këmbimit (valutor), rënien e interesave të kredive dhe shtoi se ulja në këto dy zëra do të vazhdojë edhe në dhjetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit