14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Alarmante: Zbulohet “ishulli i mbeturinave”, me madhësi sa dy herë sipërfaqja e Francës (Video)

Më të lexuarat

Në Oqeanin Paqësor është zbuluar një ishull me sasi të mëdha mbeturinash. Sipërfaqja e grumbujve me mbeturina është sa dy herë sipërfaqja e një prej shteteve më të mëdha të Europës, Francës.

Hulumtuesi Charles Moore ka zbuluar një sipërfaqe prej miliona kilometrave katrorë të mbuluar me mbeturina, kryesisht me lëndë plastike.

Por madhësia e kësaj sipërfaqeje nuk është problemi kryesor, por që plastika është e ndarë në pjesë të vogla dhe kjo e bënë gati se të pamundur që të largohen nga oqeani.

Hulumtuesit kanë thënë se fillimisht dyshohej që sasia e mbeturinave është më e vogël.

Ata thonë se tashmë mbeturinat kanë arritur të depërtojnë edhe në thellësi të oqeanit, duke shkaktuar ndotje të pa riparueshme.

Moore me një grup vullnetarësh kanë nxjerrë disa nga mbeturinat me qëllim që të analizohen.

Çdo vit njerëzit në oqeane dhe në ujëra të ndryshëm gjuajnë plastikë. Sasia e tyre për 1 vit arrin rreth 8 milionë tonë.

video.nationalgeographic.com/video/news/170719-taiwan-shore-plastic-waste-vin-spd

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit