20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Alarm për sigurinë e ushqimit në avion, paninet plot me gjilpëra

Më të lexuarat

AMSTERDAM – Autoritetet janë duke hetuar se si gjilpërat gjetën vend në ushqime që iu shërbyen udhëtarëve në katër fluturime nga Amsterdami në SHBA.

Të dielën pasagjerët gjetën gjilpëra në sanduiçet e tyre, ndërsa po hanin gjatë fluturimit me linjën ajrore Delta për Mineapolis, Atlanta dhe Seattle. Një person u lëndua, por nuk pranoi trajtim. Një prej udhëtarëve të cilët kafshoi në një sanduiç me një gjilpërë në të, James Tonges, tha se ai ndjeu majën e mprehtë të gjilpërës në gojën e tij. Sanduiçet ishin përgatitur nga një kompani hotelerie, Gourmet Gate.

Pasi u gjetën gjilpërat në 5 sanduiçe, pasagjerëve në aeroplan iu shërbyen pica.

Byroja Federale e Hetimeve tha të martën se ka nisur një hetim kriminal së bashku me policinë holandeze.

Kompania ajrore Delta tha se është duke e marrë këtë çështje shumë seriozisht, ndërsa firma ushqimore Gourmet Gate e quajti incidentin një situatë tmerrësisht tronditëse.
(ar.ku/voa/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit