7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Alarm: mos i lini fëmijët vetëm në makinë qoftë edhe një minutë! Ja shifrat fatale në SHBA

Më të lexuarat

Sa ka filluar gushti dhe pesëmbëdhjetë fëmijë kanë vdekur sivjet në SHBA si rezultat i qëndrimit në automjete të nxehta.

Tragjedia e fundit u shënua në Tenesi, kur një djalë 3-vjeçar u gjet në një minibus pasi ishte raportuar i zhdukur që nga ora 4 e mëngjesit. Temperatura kishte arritur në 90 gradë celsius.

“Oficerët gjetën fëmijën e vdekur në tabanin e dyshemesë së një minibusi që ishte i parkuar”, shkruajnë autoritetet e Tenesit, duke shtuar se duhet vëmendje më e madhe ndaj rrezikut në fjalë.

Hetuesit besojnë se, në atë kohë, fëmija hyri në automjet pa e ditur askush dhe u bllokua. Mesatarisht, 38 fëmijë nën moshën 15 vjeç vdesin çdo vit pasi kanë mbetur në automjete gjatë motit të nxehtë, gjë që e shndërron automjetin në një furrë për fëmijët.

Temperaturat mund të rriten në 120 ose 130 gradë kur vetura ndodhet larg hijes. Metodat natyrale të ftohjes së trupit, siç është djersitja, nuk funksionojnë pasi temperatura e lartë praktikisht bllokon sensorët. Vdekja mund të ndodhë në 107 gradë.

Më shumë se 800 fëmijë kanë vdekur në makina të nxehta që nga 1998, shifër kjo alarmante.

Numri vjetor është rritur çdo here që nga viti 2016, kur 39 fëmijë vdiqën nga goditja e nxehtësisë në makinat e nxehta. Në 2017, pati 43 vdekje, dhe në 2018, ishin 52 të regjistruara. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit