8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Alabama ndalon abortin, Donald Trump: Jam pro jetës!

Më të lexuarat

Miratimi i ligjit që ndalon abortin në Alabama duket se ka ndezur debate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk janë shoqëruar sikurse pritej nga prononcime të presidentit Donald Trump. Por ky i fundit së fundmi ka thyer heshtjen.

Ai është shprehur përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se është kundër abortit dhe se duhet të lejohet vetëm në rastet kur bëhet fjalë për përdhunim, incest, apo kur rrezikohet jeta e nënës.

“Ashtu siç shumica e njerëzve e dinë, dhe për ata që duan të dinë, jam me forcë pro jetës, me tre përjashtime: përdhunimit, incestit dhe mbrojtjes së jetës së nënës. Nëse ne nuk qëndrojmë të bashkuar dhe luftojmë për jetën, e gjithë puna jonë mund të zhduket”-ka shkruar Donald Trump.

Projektligji i miratuar në Alabama ka shkaktuar polemika pasi konsideron si përjashtim për ndalimin e abortit vetëm rrezikun që mund t’i kanoset jetës së nënës. Krahas aktorëve dhe këngëtarëve të njohur, ka ardhur një reagim edhe nga ana e organizatave të mëdha. Ato janë shprehur se do të mbajnë tubime të mëdha, pasi sipas tyre nëna duhet të jetë e lirë në zgjedhjen e saj.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1129954110747422720?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1129954110747422720&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetamapo.al%2Falabama-ndalon-abortin-donald-trump-jam-pro-jetes%2F

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit