Al-Kaida: Sulmi vetëvrasës me bombë në Jemen ishte hakmarrje

0
40

Al-Kaida tha se sulmi vetëvrasës me bombë në Jemen, i cili dje vrau të paktën 96 vetë dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, ishte hakmarrje për atë që ajo e quajti një luftë kundër mbështetësve të saj e udhëhequr nga SHBA-ja.

Zyrtarët e Jemenit thanë se një ushtar, që dyshohet të ishte aty në mënyrë të parregullt, shpërtheu eksplozivin ndërkohë që qindra ushtarë të tjerë ishin rreshtuar për provat e një parade ushtarake, në kryeqytetin Sanaa. Ushtarët ishin duke u përgatitur për një paradë për sot, për të shënuar bashkimin e veriut dhe jugut të Jemenit.

Dega e al-Kaidës me bazë në Jemen tha se sulmi kishte si objektiv komandantë të lartë të Jemenit. Ky sulm vetëvrasës me bombë erdhi gjatë një ofensive të qeverisë së Jemenit, e mbështetur nga SHBA-ja, kundër militantëve, të cilët morën rajonet jugore vitin e kaluar ndërkohë që vendi u përfshi në një kryengritje kundër presidentit të atëhershëm Ali Abdullah Saleh./voa