11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Akuza e dokumentarit rus/CIA komplotoi për vrasjen e Karamanlis për shkak të gazsjellësit South Stream

Më të lexuarat

Një dokumentar i prodhuar nga një televizion rus “Vesti” hedh hipotezat se shërbimi sekret amerikan ka patur synime që të likujdojë fizikisht ish-kryeministrin grek, Costas Karamanlis. Si arsye për këtë komplot hipotetik jepet politika e Karamanlis ndaj Rusisë dhe hapja ndaj saj në vitin 2009, por edhe gjeopolitika e energjisë në Ballkan. Sipas këtij dokumetari që jepet i titruar edhe në anglisht, shërbimet ruse kishin interceptuar një bisedë mes agjentëve të CIA-s që flisnin për rrëzimin e Karamanlis nga zyra dhe madje edhe vrasjen e tij.

Pas këtij komploti qëndronin interesat për gazsjellësit South Stream dhe Bourgas – Alexandroupolis. Sipas këtij dokumentari në veprim do të viheshin shtatë njësi terroriste, orkestrim i dhunës në rrugë dhe infiltrim në partitë politike. Plani ka patur edhe një emër të koduar, Pythia -1.

Në vitin 2017 gjykatat greke gjykuan një agjent të CIA-s, William Basil që akuzohej se organizoi përgjimin telefonik të Karamanlis dhe gjysmës së kabinetit qeveritar përfshirë zyrtarë të Ministrisësë Mbrojtjes dhe asaj të Rendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit