8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Aktivitete kulturore Islame në Afrikën Perëndimore

Më të lexuarat

Qendra Kërkimore për Historinë Islame, Art dhe Kulturë (IRCICA) në bashkëpunim me qeverinë e Gambia-s në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta kulturore, në vitin 2016 në kryeqytetin e këtij shteti, Banjul do të organizoje “Simpoziumin Ndërkombëtar Qytetërimi Islam në Afrikën Perëndimore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës me shkrim nga ana e IRCICA-s u theksua se në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore Drejtori i Përgjithshëm i organizatës IRCICA Doc. Dr. Halit Eren u takua me ministrin e Arsimit të Lartë, Hulumtimeve, Shkencës dhe Teknologjisë të Gambia-s, Doc. Dr. Aboubacar Abdullah Senghore në Banjul.

Eren pas nënshkrimit të protokolit ku gjithashtu është biseduar për “Festivalin ndërkombëtar të veprave artizanale dhe dizajnit Banjul” në deklaratën e tij tha: “Idea për festival doli në Konferencën Islame në Banjul e mbajtur në 4-6 dhjetor 2013. Në festival do të ketë aktivitete si gara me çmim,ekspozita dhe kongres. Gjithashtu në kuadër të protokolit të bashkëpunimit me ministrin e Arsimit të Lartë, Hulumtimeve, Shkencës dhe Teknologjisë të Gambisë Doc. Dr. Aboubacar Abdullah Senghore në Banjul do të organizojmë Simpoziumin Ndërkombëtar Qytetërimi Islam në Afrikën Perëndimore. Në simpoziumin i cili do të mbahet më 27-28 korrik të vitit 2016 do të sjellim hulumtues dhe akademikë të njohur në gjithë botën në Gambia. Në këtë simpozium, hulumtuesit ekspert në fushat e tyre do ta trajtojnë historinë dhe qytetërimin islam, dhe do ti ndajnë hulumtimet e tyre”.

Drejtori i Përgjithshëm i IRCICA-s Eren në kuadër të programit të tij në Gambia takoi ambasadorin e Lindjes së Mesme Dr. Omer Jah dhe ambasadorin e Turqisë në Banjulö Ergin Soner.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit