13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Aktivisti australian do të ecë 727 kilometra për Palestinën

Më të lexuarat

Aktivisti australian John Salisbury ka filluar marshimin prej 727 kilometrash në mes të qyteteve Melbourne-Adelaide për njohjen e Palestinës nga Australia

 

Aktivisti australian John Salisbury ka filluar marshimin prej 727 kilometrash në mes të qyteteve Melbourne-Adelaide për njohjen e Palestinës nga Australia, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Salisbury, i cili ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në Melbourne “Vrapo për të Drejtat e Njeriut të Palestinezëve”, sot nga qyteti Melbourne u nis për në qytetin Adelaide.

Salisbury distancën prej 727 kilometrash mes këtyre dy qyteteve do ta marshojë gjatë 1 muaji. Në një prononcim për AA, Salisbury tha se synon që këtë marshim ta përfundojë më 16 dhjetor përpara Qendrës së Kongresit në Adelaide, e cila do të jetë nikoqire e Konferencës Kombëtare ku do të diskutohet për vendosjen e çështjes së njohjes së Palestinës në rregulloren e Partisë së Punës në opozitë.

Salisbury tha se shpreson që Partia e Punës do të përvetësojë njohjen e Palestinës si një politikë të kësaj partie.

“Duhet t’i mbështesim palestinezët”

Ai tha se deklarata e kryeministrit të Australisë Scott Morrison për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Kuds është gabim. “Kjo është një gjë që e kërkojnë izraelitët, është një rrugë plotësisht e gabuar e cila nuk do t’i ndihmojë kauzës palestineze. Ajo që duhet të bëjmë është që t’ia dërgojmë Izraelit mesazhin se nuk mund të kenë gjithçka që duan. Palestinezët e meritojnë një vend që u takon atyre dhe ne duhet t’i mbështesim ata në përpjekjet e tyre. Sepse palestinezët po vuajnë për një kohë të gjatë”, tha Salisbury.

Nëse Partia e Punës e përvetëson çështjen e njohjes së Palestinës si politikë partiake dhe fiton zgjedhjet që do të mbahen në muajin maj të vitit 2019, atëherë sipas Salisbury kjo do të hapë rrugën për njohjen e Palestinës si shtet.

Aktivisti Salisbury më parë ka ecur në mes të qyteteve Sydney-Canberra në një distancë prej 286 kilometrash për njohjen e Palestinës nga Australia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit