10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Aksioni i Policisë: dhjetëra vetura iu gjetën hajnave në oborr, shikoni një nga to mund të jetë e juaja!

Më të lexuarat

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar sot në orët e pasdites në rajonin e Prishtinës.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar pesë persona, të dyshuar se janë përfshirë në rastë të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në vende të ndryshme në kryeqytet dhe më gjerë.

Me urdhër të prokurorit dhe konform kompetencave, janë kryer bastisje të ndryshme ku janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, 13 vetura dhe dy skuterë.

Po të njejtat dyshohet se janë përdorur dhe përfituar në forma të ndryshme të inkriminuar.

Indeksonline, ju sjellë ekskluzivisht fotografitë e veturave të konfiskuara, të cilat mund të jenë vjedhur në vende të ndryshmme e që padyshim mund të jenë e ndonjërit nga ju.

Pas arrestimit të grupit të plaçkitësve nga njësia elite FIT, janë angazhuar edhe njësitet tjera speciale të policisë të cilat kanë kryer bastisjen e shtëpive të të arrestuarve.

Ndryshe, janë organet e drejtësisë që vazhdojnë të merren me rastin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit