11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Aksidentohet autobusi në Turqi, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur

Më të lexuarat

Një person i plagosur rëndë ndërroi jetë pas mbërritjes në spital, ndërsa në mesin e të lënduarve ka edhe disa që janë në rrezik jete.

Së paku pesë persona kanë vdekur, ndërsa 40 të tjerë janë lënduar nga aksidenti rrugor që ndodhi në mëngjes jo shumë larg qytetit turk Çanakkala. Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i autobusit humbi kontrollin mbi automjetin dhe autobusi u përmbys në një kanal afër rrugës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendngjarje kanë vdekur katër persona, ndërsa 41 udhëtarë të lënduar me automjete të ndihmës së shpejtë dhe helikopterë janë transferuar në spital.

Një person i plagosur rëndë ndërroi jetë pas mbërritjes në spital, ndërsa në mesin e të lënduarve ka edhe disa që janë në rrezik jete. Autobusi qarkullonte në linjën e jashtëzakonshme dhe mbante një grup të grave nga Stambolli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit