Aksidentohet autobusi i Aleancës Kuq e Zi, plagosën 30 aktivistë

0
57

Të paktën 30 persona, aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Elbasan. Një autobus me targa targa LB 31 56 A, tip Benz Mercedez prodhim i vjetër, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga rruga duke përfunduar në greminë nga një lartësi rreth 30 metra. Ngjarja ndodhi pak munuta më parë në vendin e quajtur zona e Qershive, pranë antenave televizive, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se aksidenti ndodhi pasi një automjet tip “Land Rover” i ka prerë rrugën autobusit me aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët ktheheshin në Elbasan pasi kishin marrë pjesë në kongresin e kësaj lëvizje zhvilluar në Tiranë. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie të cilët bënë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi dhe dërgimin e tyre në spitalin e Elbasanit. Ministria e Shëndetësisë tha se janë rreth 30 persona të palgosur lehtë të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin e Elbasanit./ndx/kohaislame