10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Aksidentohen autobusët me maturantët e Gjilanit në Shqipëri

Më të lexuarat

Një aksident zinxhir mes autobusëve që transportonin maturantët e Gjilanit ka ndodhur në Shqipëri.

Sipas dëshmisë së maturantëve, në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Një nxënës ka treguar se autobusët janë aksidentuar si pasojë e kyqjes së pasigurt në rrugë të një veture me tabela vendore (të Shqipërisë).

Një maturant tjetër ka treguar se në këtë aksident, që ka ndodhur dje rreth orës 11 :00, ka edhe të lënduar.

Në një prononcim ky nxënës ka treguar se ka parë autoambulancat të kenë marrë me vete së paku dy nxënëse.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të Tiranës dhe nxënësit po shkonin drejt Shkodrës, në ditën e fundit të ekskursionit.

Në aksident, sipas dëshmisë së nxënësve, janë përfshirë tre autobusë.

Dy prej tyre, për shkak të dëmtimeve, kanë mbetur në Shqipëri. Nxënësit që ishin në këta autobusë janë shpërndarë në autobusë të tjerë dhe maturantët janë kthyer mbrëmë në Gjilan.

KALLXO.com ka bërë përpjekje për të kontaktuar Drejtorinë e Arsimit të Gjilanit, por nuk ka arritur.

Po ashtu, nxënësit kanë dërguar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i gjeni më poshtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit