12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Aksidentet, vdesin dy këmbësor

Më të lexuarat

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Policia rrugore bënë të ditur se, dje në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë është arrestuar një person pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. I dyshuari në konsultim me prokurorin publik është dërguar në mbajtje. Ndërsa aksidenti tjetër fatal, sipas policisë, ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kijevë të Malishevës. Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka godit këmbësorin duke e lëndë të vdekur. Policia u bënë apel ngasësve të automjeteve që të jenë më të kujdesshëm pasi që kohet e fundit vërehet një rritje e numrit të aksidenteve./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit