16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Aksident fatal, çifti humb jetën në Durrës…

Më të lexuarat

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur raportohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga e re e ish-Kënetës.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe pamje nga vendi i aksidentit ku si pasojë e përplasjes, një çift mbeti i vdekur në qytetin e Durrësit. Përplasja e tyre është shënuar pranë një karburanti

Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj raporton se viktimë e këtij aksidenti janë burrë e grua dhe po punohet për identifikimi e tyre.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit , ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” si autor i ngjarjes së rëndë. Nga të dhënat e para nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes.

“Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua).Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”, njofton policia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit