9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Akar: Maqedonia e Veriut të veproj kundër “Fetos”

Më të lexuarat

Institucionet e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin masa konkrete kundër personave që kanë lidhje me organizatë terroriste “Feto”. Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, këtë kërkesa ia ka parashtruar homologes së saj maqedone, Radmilla Shkerinska, me çka ka shtuar paralajmëruar se ekzistimi i kësaj organizate në vend mund ti dëmtoi marrëdhëniet bilaterale mes shteteve.

“Kemi momente të reja me të cilat ballafaqohemi dhe shpresoj se në periudhën që vijon do të ndërmerren masa konkrete, me qëllim që të dyja shtetet të lirohen nga kjo organizatë terroriste, për shkak se ajo i dëmton marrëdhëniet mes dy shteteve. Në një far mënyre ajo e saboton edhe miqësinë tonë dhe raportet vëllazërore që i kemi. Kemi emra edhe të disa personave kryesore që kanë lidhje me këtë organizatë, të cilat do ti shpërndajmë mes institucioneve të dy shteteve. Unë jam thellë i bindur se institucionet e Maqedonisë së Veriu do të ndërmarrin masa rreth kësaj çështje”, tha Akar, pas takimit me Shekerinskën.

Duke e komentuar deklaratën e homologut turk, Shekerinska shtoi se marrëdhënie mes dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe se do të kërkoi zgjidhje për këtë problem të rëndësishëm për Turqinë./koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit