7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Akademiku izraelit kërcënon ekonominë turke me “lobin hebre”

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Akademiku dhe analisti izraelitë Edy Cohen është shprehur me gjuhë kërcënuese ndaj Turqisë duke përmendur lobin hebre në një koment në lidhje me luhatjen në paritetin mes dollarit dhe lirës turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Cohen, ligjërues në Universitetin Bar-Ilan dhe analist në Qendrën e Studimeve Strategjike Begin-Sadat, ka vënë në shënjestër presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, duke iu drejtuar me fjalët “Do të dështosh, Erdoğan”, në një hashtag të hapur në gjuhën arabe me titullin “Ndihmojeni lirën turke” në rrjetin social Twitter.

“Lira turke është në nivelin më të ulët në historinë e Turqisë”, tha Cohen, duke pretenduar se ambasadori izraelit në Turqi Eitan Naeh është ofenduar në aeroportin ku ka shkuar për t’u kthyer në vendin e tij.

“A e dinit se gjysma e pasurisë botërore i takon vetëm një familjeje hebreje dhe kjo familje është mbështetësi më i madh i Izraelit? Po të pasurit e tjerë hebrenj?”, është shprehur Cohen, njëherësh këshilltar në qeverinë izraelite, drejtuar presidentit Erdoğan.

Duke kërcënuar ekonominë turke me lobin hebre, Cohen në postimin e tij iu referua luhatjes së lirës turke. “Ajo që vie është edhe më e keqe”, tha ai.

Teksa Cohen në komentin e tij në Twitter u mbështet nga ndjekës nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, disa ndjekës të tjerë nga Katari dhe vende të tjera arabe shprehën reagime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit