8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Akademiku Bexheti thotë se qeveria e Gruevskit varfëroi shqiptarët!

Më të lexuarat

Akademiku, Abdylemanf Bexheti në një shkrim të fundit autorial ka prezantuar dëmet që i ka bërë kryeministri Gruevski dhe partia e tij ndaj shqiptaëve të Maqedonisë. Sipas tij Gruevski ka diskrimuar në pafundësi shqiptarët e MAqedonise.

“Çka ofroi DPMNE-ja për një dekadë dhe çka realizoi, tanimë i kemi shumë të qarta. I “shijuam” dështimet e saj, posaçërisht ne shqiptarët! Asnjëherë si deri më tani për këtë çerekshekulli s’kemi qenë më të diskriminuar në esencë dhe në mënyrë permanente si në strukturë ashtu edhe në formë. Shtylla kryesore e programit ekonomik. “Ripërtëritje në 100 hapa” e DPMNE-së është elaboruar disa herë përgjatë gjithë dekadës së sundimit tyre. Planifikonin rritje ekonomike 4-5-6% në vit dhe mesatarisht është realizua rreth 2% edhe atë vetëm statistikisht! Realitetin sot pas një dekade e ndjen çdo qytetar (përveç qeveritarëve) – ai është më i varfër, më i diskriminuar, më i përjashtuar, më i selektuar, më i okupuar dhe më i varur se kurrë deri më sot”, ka shkraur Bexheti per revisten SHENJA duke shtuar se rinia ikë nga Maqedonia, ndërsa qeveria në mënyrë të rrejshme e ka ulur papunësin.

“Shtylla e dytë – “ulja e papunësisë statistikore” prej 37,8% në vitin 2006 në 25,5% në fund të 2015-ës është vetëm se një “spastrim statistikor” i qeverisjes deritanishme. Sipas teorisë ekonomike, që e trajton papunësinë dhe rritjen ekonomike (a.q. ligji i Artur Okunit), bile edhe teorikisht raporti është 1:3 dhe, simetrikisht me këtë, për ulje mbi 12% të papunësisë nevojitet rritje ekonomike mbi 36% në kushte të zero-shtimit natyror të popullsisë!, ka shkruar akademiku Bexheti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit