9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ajri

Më të lexuarat

Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferës së tokës që mbahet nga rëndesa e saj dhe përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni, dhe dioksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje natyrore ajri është i paerë dhe i pashijshëm.

Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullit ujor, një përqindje e tillë varet nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturës dhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor.
Përqindja e dioksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme. Në veçanti veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, çpyllëzimet etj..) kanë shkaktuar një rritje të madhe të kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit, që kaloi nga 280 ppm në vitin 1900 në 315 ppm në vitin 1970 deri në 350ppm (0,035%) vitet e fundit.
Ajri është poashtu si uji i domosdoshëm për jetën dhe qëniet tokësore.

Përbërja e ajrit

Ajri, përveç gazrave që përmendëm mësipër, përbëhet edhe prej grimcash, si hi vullkani, pjalm lulesh, lagështirë etj. perbehet edhe nga shume perberes te tjere.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit