9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ajri i ndotur rritë rrezikun për sëmundje mendore

Më të lexuarat

Sipas një studimi të ri, fëmijët qe rriten në qytet kanë rreziqe më të mëdha të zhvillimit të sëmundjeve mendore.

Për të parën herë, hulumtuesit e kanë ndërlidhur nivelin e ajrit të ndotur të qytetit me sëmundje mendore te të rinjtë.

Pra, rezultatet tregojnë se ata që jetojnë në zona me ajër më të ndotur, janë më të prirë të përjetojnë psikozë.

Hulumtuesit londinezë kanë zbuluar se përvojat psikotike janë shumë më të zakonshme mes adoleshentëve që kanë ekspozim të madh në dyoksid nitrogjeni, oksid nitrogjeni, etj.

Megjithatë, përderisa studimi nuk thotë se ndotësit shkaktojnë që adoleshentët të kenë probleme psikotike, zbulimet e tyre sugjerojnë se ajri i ndotur mund të jetë faktor kontribuues.

Autorët e studimit thonë se duhet të kryhen më shumë hulumtime për të kuptuar nëse ka mekanizma biologjikë që e lidhin ajrin e ndotur me përvojat psikotike tek adoleshentët. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit