6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ajo çfarë përmban një kavanoz Nutella do ju lërë pa fjalë

Më të lexuarat

Në foton më poshtë një kavanoz Nutella është i mbushur me përbërësit e saj kryesorë të cilët janë vendosur në shtresa për tu parë përqindja e vërtet e secilit përbërës .

vaj palme;
kakao;
lajthi;
pluhur qumështi i skremuar;
sheqeri;
Ajo që është tronditëse është se gjysma e kavanozit është e mbushur me sheqer të bardhë. Prandaj, imazhi jo vetëm që tregon atë që është në kavanoz por gjithashtu sasinë e çdo përbërësi. Për më tepër, Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) deklaroi se vaji i palmës është më kancerogjeni nga çdo vaj tjetër.

Nga ana tjetër, Nutella mohon pretendimet dhe pohon se vaji i palmës që përdor është i një kualiteti të lartë dhe është i sigurt për tu ngrënë. Sidoqoftë, ende nuk kanjë deklaratë zyrtare mbi imazhin që ka bërë një rrëmujë të madhe në internet. Dihet tashmë se receta e Nutellës është një recetë sekrete e cila ruhet në një vend të fshehtë.

Në informacionin ushqimor që ndodhet në kavanoz, thuhet se çdo lugë gjelle 15g përmban 8.5g sheqer. Kjo do të thotë se çdo kavanoz 400g i Nutella përmban një 227.2g sheqer.

Por përsëri fakti që Nutella përbëhet me vaj palme është një fakt që gjithmonë pritet keq nga konsumatorët.Nutella këmbëngul se përhapja e çokokremit nuk do të ishte e njëjta nëse nuk do përdorej ky vaj. Sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, vaji i palmës krijon më shumë ndotës potencialisht kancerogjenik se vajrat e tjera vegjetale kur rafinoheshet në temperatura mbi 200 gradë Celsius. Prandaj, njerëzit duhet të shmangin nga dieta e tyre ushqimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit