4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ajetollah Sadighi ka kritikuar heshtjen e disa krerëve arab në lidhje me çështjen e Palestinës

Më të lexuarat

Imami i namazit të së premtes në Teheran ka kritikuar heshtjen e disa liderëve arab gjatë 60 viteve pushtim të regjimit sionist.

 Kazem Sadighi, në prag të ardhjes të së premtes së fundit të muajit të Bekuar të Ramazanit dhe ditës botërore të Kudsit u shpreh se shtetet despotike kanë krijuar rrënjë të papastra të regjimit sionis.

Në zonat e ndjeshme dhe ky regjim përveç pushtimit, ofezave ndaj vendeve të shenjta islamike dhe shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve, kanë zhdukur edhe dinjitetin arab.

Sadighi, duke shprehur keqardhjen ndaj bindjen e disa shteteve arabe nga Amerika dhe regjimi sionist theksoi: “Regjimit izraelit i ka ardhur fundi dhe ky regjim i pafuqishëm nuk mund të shpëtohet”.

Imami i namazit të së premtes në Teheran e ka quajtur gjendjen e Sirisë si shumë të çuditshme duke thënë se ndërkohë që ka filluar reforma në këtë shtet dhe qeveria e re ka vendosur zbatimin e saj, terroristët e përkrahur nga shtetet arabe dhe perëndimore, vrasin popullin dhe fëmijët e pafajshëm të Sirisë. Ai në lidhje ndërhyrjet e perëndimorëve në Irak gjithashtu bëri të ditur se qeveria e Nuri Maliki, kreministrit irakian me mbështetjen e popullit musliman të këtij shteti do të mund të kalojë këtë periudhë krize.

 Imami i namazit të së premtes në lidhje me shtimin e sanksioneve të perëndimit ndaj RII deklaroi se : “Populli iranian nuk ndalet pa ia arritur qëllimeve të tij”. Imami Ajetollah Sadighi u ka përcjellur mesazhe ngushëllimi të gjithë muslimanëve për martirizimin e Imam Aliut( a.s), imamit të parë të shiitëve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit