8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ajdari: Ali Ahmeti jo që nuk na ndihmoi, por na mashtroi në sy të Izet Mexhitit dhe Bekir Hasanit

Më të lexuarat

FAMILJARËT E TË DËNUARVE SHPALOSIN DETAJE TË REJA

“Ali Ahmeti na premtoi se do të formojë një Këshill pune në kuadër të BDI-së që do të merret ky rast. Ai Këshill asnjëherë nuk u formua. Asnjëherë nuk erdhi askush prej BDI-së në gjykatë për t’u interesuar për këtë rast”, thotë Ajdari, duke rikujtuar mashtrimin që ua ka bërë Ahmeti, në sy të përfaqësuesve të lartë të partisë së tij Ai thotë se ky mashtrim i është kujtuar pasi ka lexuar letrën e Rexhail Qerimit nga Opaja e Kumanovës, i cili poashtu ka shkruar se pas dënimit të vëllait të tij, Ahmeti u ka premtuar se do të formohet një Këshill Pune, që do “menaxhoje” rastin.

Deklarata e zëvendës/kryeministrit të BDI-së, Arbër Ademi, se gjoja Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë angazhuar që të publikohen përgjimet me rastin “Monstra” ka shqetësuar, por edhe ka revoltuar familjarët e të dënuarëve me burg të përjetshëm në këtë rast. Ata vlerësojnë se bëhet fjalë për një gënjeshtër të kulluar, sepse BDI jo që nuk është interesuar, por edhe ka penguar ndriëimin e rastit “Monstra”.

Arbër Ademi zv/kryeministër për çështje evropiane nga radhët e BDI-së, ka pohuar se BDI nuk do të turpërohet të kërkon mbështetjen e shqiptarëve.
“BDI ka treguar se është lider i pa kontestuar tek elektorati politik shqiptarë me mbështetjen permanente të cilën e ka marrë tek elektorati shqiptarë. Prandaj ne për të gjitha çështjet, por edhe për përgjimet kemi pohuar se jemi pro zbardhjes së tyre dhe daljes së tyre në opinion edhe për rastin Monstra”, ka pohuar Ademi në “Rruga drejt”.

Njëri nga familjarët e të dënuarëve në këtë rast, Bedri Ajdari, ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të Ademit.

“U pa, në ditën kur e votuan ligjin kundër publikimit të bombave. U pa qartë seëka kanë dhe sa kanë qenë të interesuar të publikohen bombat për “Monstrën”.

Ne kemi besuar se kanë njëfarë njerëzie, mirëpo po shifet se jemi mashtruar”, thotë për Gazetën Lajm Bedri Ajdari, vëllau i Fejzi Azirit që ëhstë dënuar me burg të përjetshëm në këtë rast.

Ai për herë të parë zbulon se si i ka gënjyer kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, se partia e tij do të angazhohet për rigjykim të drejtë të rastit “Monstra”, disa ditë pas shqiptimit të dënimit të përjetshëm për gjashtë të akuzuarit në këtë rast.

“Kemi qenë unë, babai i Sami Lutës, kryetari i degës së BDI-së nga Çucer Sandeva, një familjar i Halil Demirit, Izet Mexhiti si nënkryetar i BDI-së dhe Beqir Hasani si kryetar i degës së BDI-së në Çair. Takimi u realizua disa ditë pasi u shpall dënimi me ftesë të kryetarit të BDI-së. Ne pranuam takimin, s’kishim kujt ti drejtohemi, përfaqësues shqiptarë ishin BDI-ja. Unë insitoja që mos ta lënë punën pas dore sepse po shifet që janë dënuar pa argumente. Ali Ahmeti na premtoi se do të punojë një Këshill pune në kuadër të BDI-së që do të merret ky rast. Ai Këshill asnjëherë nuk u formua. Asnjëherë nuk erdhi askush prej BDI-së në gjykatë për t’u interesuar për këtë rast”, thotë Ajdari, duke rikujtuar mashtrimin që ua ka bërë Ahmeti, në sy të përfaqësuesve të lartë të partisë së tij. Ai thotë se ky mashtrim i është kujtuar pasi ka lexuar letrën e Rexhail Qerimit nga Opaja e Kumanovës, i cili poashtu ka shkruar se pas dënimit të vëllait të tij, Ahmeti u ka premtuar se do të formohet një Këshill Pune, që do “menaxhoje” rastin.

Ajdari është i bindur se BDI nuk ëhstë treguar e interesuar që të dalë e vërteta në shesh te rasti “Monstra”, sepse po të kishte bërë pak trysni, ky rast do të kishte përfunduar ndryshe.

“Dënimi ka qenë me porosi. Këta të BDI-së nuk u angazhuan, heshtën dhe thanë më mirë le të vuajnë disa shqiptarë se sa ta prishim hesapin tonë. Unë nuk po them se pse unë e kam vëlla dhe ju duhet të më ndihmoni ta liroj vëllaun nëse ka bë krim. Mirëpo kërkesa jonë është që të lirohen sepse janë të pafajshëm. Neve na kanë lënë jetima. Nuk po guxoj të them jetima, sepse nuk jemi pak shqiptarë, mirëpo kur nuk mundesh t’i dalësh zot një pune është e qartë gjithëçka është e qartë”, thekson Ajdari.

Ai vlerëson se meqë rasti ‘Monstra’ dhe rastet e mëparshme kanë qenë politike me elemente të qarta të montimeve të argumenteve për qëllime politike, do te ishte e mjaftueshme qe BDI-ja te mos e njihte aktgjykimin, duke e ditur se gjykatat e Maqedonisë janë te dirigjuara nga politika dhe jo nga faktet. “E gjithë kjo do t’u binte maqedonasve ne fytyre si bumerang edhe nëse janë te tradhtuar nga partneri i tyre qe sa herë u ka punuar pas shpine ne kurriz te shqiptareve dhe do te dilte ne pah tradhtia e atyre elementeve ne BDI, që e kanë pasur për detyre të bisedojnë me partnerët e tyre. Kjo politikë s’ka se si kuptohet ndryshe përpos si lejim heshturazi në këmbim të ndonjë cope fitimprurëse!”, thekson Ajdari.

63
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit