15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ai nuk tha “Pse o Zot?” – Histori rrënqethese nga Shqipëria

Më të lexuarat

Kam degjuar se dikur fitoi një çmim një film me metrazh të shkurtër. Për 8 minuta njerëzit në kinema shikonin pa lëvizuar pamjen e tavanit. Kjo krijoi mërzi derisa filluan të dalin nga salla, pikërisht në këtë moment kamera lëvizi dhe nxorri një fëmijë që kishte një paralizë dhe i duhej për tërë jetë të shikonte tavanin që për 8 minuta i mërziti njerëzit në sallë… 

Aisha dhe Sidorela nuk janë një film, nuk janë një tregim. Aty imagjinata ngelej jasht, sapo ti fusje këmbët në dhomën e tyre. Unë ai i “forti” që kisha parë e dëgjuar qindra raste, që gjënë që dija më mirë të bëja ishte të jepja shpresë, nuk fola dot, ula kokën, cfarë t’u thoja, si jeni? E si mund të ishin? 

Aisha kishte 27 vjet që kur kishte lindur që as krahun nuk mund ta ndërronte, të paktën të shpihej për një herë të vetme. Shikonte murin që besoj ia kishte studiuar çdo të çarë dhe të vetmen gjë të lëvizshme kishte motren e saj Sidorelën, të cilën sëmundja e njëjtë ishte treguar më tolerante, e kishte lejuar të kthehej nga krahu tjetër, por vetëm kaq. Këmbët si hardhi të ngatërruara që ishin vetëm kocka që thyheshin lehtësisht të veshura me lëkurë. 

Sytë e vajzave shkëlqyen por sa panë babain e tyre, e vetmja lidhje me botën jasht ishte Hasani, një burrë që hallet nuk kishin arritur dot ta mposhtnin. 

Filluan ata të më pyesnin se sa fëmijë kisha, dalëngadalë kuptova që jeta aty ishte normale, ata nuk ishin dorëzuar, tek tuk filluan dhe ca doza humori, të cilat më futën në mendime. Si është e mundur, ata jetojnë dhe kishin komunikim më të dashur se ne mes njëri tjetrit. Kishte lot takimi jonë, kishte dhimbje, ndjenjat u perzienë aq shumë, por aty nuk pashë urrejtje. 

Hasani tregonte ditët që kanë lindur, vështirësitë e jetës, cfarë dashurie kishte ai për dy vajzat e tij. Shpirtin e jap për ta më tha. Shtëpinë e kishin patur më parë në fshat. Sa here mu deshte ta sillja Aishen në spital këtu e vendosja në një govatë, poshtë i vija kashtë që nga tronditjet mos i thyheshin kockat. Ai tregonte ndërsa Aishja përkëdhelej me duart e me sytë dhe thoshte; Babi më do shumë, ky është gjëja më e bukur që kam në jetë. 

Sa herë e sillja në spital, njerëzit më thonin, po u lodhe o Hasan, lëre… Si ta lej o njerëz, po e kam evladë, këta për mua janë jeta ime, këtu e gjej lumturinë dhe dhimbjen. Sikur të mos mjaftonte ajo që kishte, ishin dhe njerëzit. Para 10 vitesh Aisha ra në koma sepse mori vesh që une isha bërë operacion në mushkëri. Kam zbritur nga reaminacioni dhe i lutesha Zotit ta shëronte, ky ishte çasti që Hasanin e mbuluan lotët. O Zot ma kthe Zoti ma ktheu, qeshte dhe qante njëkohësisht, emocionet e një njeriu që jetonte. Sa kisha pa parë një njeri të vërtetë. 

Në atë dhomë pashë dashuri, vajzat e shikonin me dashuri dhe i thonin; jemi të lumtura këtu babin. Ju kërkoj ndjesë po nuk mund të hedh as 1% të asaj që më panë sytë. Hasani falenderonte Zotin që ia kishte kthyer në jetë, Aishen e cila ra në koma kur mori vesh që babai hyri në operacion. Cfarë dashurie! Edhe Shekspiri e shpiku këtë që unë e pashë, fjalët më ikën. Përpara meje u shfaq një botë e madhe në një dhomë të vogël.

Shikoj njerëz që u bërtasin evladëve të vegjël, nuk e kuptoj si mos t’i duash fëmijët. Nuk ka rëndësi si është fëmija është dhuratë e Zotit vazhdonte Hasani e unë përhumbja mes fjalëve të tij. Cfarë kompesimi kishte bërë Zoti aty, hallet e tyre kishin dashuri, vuajtjet ishin dorëzuar përballë tyre. 

Doja të tregoja se ka më keq, si për të thënë dicka, Ilir më ndërpreu, të isha me shëndet të plotë si më parë mbaja dy familje jo një. Unë që bëja 30 km në ditë sot nuk eci dot 500 metra. Para shëndetit nuk ka asgjë. Ai shpesh çohej gjatë bisedës dhe vajzat e ndiqnin me shqetësim me vështrimet e tyre.

Ai nuk tha një herë pse o Zot, nuk shau njeri, as nuk kërkoi ndihmë. Shiste si ambulant disa paketa. Nuk qau nga dhimbjet e veta, por nga fjalët e njerëzve, i lumtur që Zoti ia kishte kthyer Aishen edhe kur njerëzit donin që ta merrte. Aty pashë lumturi dhe dashuri që i kalonte kufijt që jemi mësuar t’i dëgjojmë. Unë mora një mësim në atë vizitë, javës tjetër do vi përsëri- i thashë. 

Rrugës mes kodrave që gjarpëronte gjatë liqenit të Gramshit miku që më solli më tregoi që Hasani kishte kancer në mushkëri dhe ndërpriste bisedën se i duhej të villte, shpesh herë dhe gjak…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit