14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ahmeti: BIK-u ta shpalosë para asamblesë projektin për Xhaminë

Më të lexuarat

Kuvendi i Prishtinës është duke u informuar lidhur me ecurinë e projektit për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

Deri sa kryetari i Kuvendit, Halim Halimi ka thënë se Kuvendi nuk mund më të vendos për ndërtimin e xhamisë, pasi kjo çështje është vendosur më herët, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ka thirrur debat diskutimi, pasi siç ka thënë ai, kjo është çështje përtej kompetencave të tij.

“Askush nuk po flet më për lokacion. Dhe askush nuk po debaton lidhur më atë se a do të ndërtohet a jo, se ajo është punë e kryer. Ndërtimi i xhamisë më të madhe në vend është përtej mandatit të një kryetari të Komunës, duhet të përfshihen edhe palë tjera. Ne po kërkojmë që Bashkësisë Islame e Kosovës ta prezanton projektin para Asamblesë”, tha Ahmeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit