15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ahmedi, shtatë vjeçari saudian, hafizi më i ri në Xhide

Më të lexuarat

Shtatë vjeçari nga Arabia Saudite ka mësuar të gjithë Kuranin, ndërsa mësuesi i tij e përshkruan atë si një nga nxënësit më të talentuar.

Ahmed Jakut me mësimin e Kuranit ka filluar në moshën pesë vjeçare në një xhami lokale. Pas kësaj babai e regjistron në qendrën për memorizmin e Kuranit.

Momentalisht Ahmedi mban titullin e nderit hafizi më i ri në qytetin e Xhides.

“Pas dy viteve mësim, djali im arriti që ta mësojë përmendsh gjithë Kuranin”, tha babai i Ahmedit për portalin Sebk.

Mediat transmetojnë edhe deklaratën e mësuesit të Ahmedit, Muhamed Ali, i cili përmend se Ahmedi është njëri nga nxënësit më të talentuar që ai ka mësuar.

“Unë jam shumë i kënaqur që jam bërë hafizi më i ri në Xhide” tha Ahmed, duke shtuar se dëshira e jetës së tij është që të bëhet mjek.
_______________

Ne i urojmë Ahmedit që të arrijë majat e suksesit në çdo lëmi që aspiron duke iu dhënë edhe një këshillë fëmijëve tanë që të marrin mësim dhe aspiratat e tyre të tejkalojnë aftësitë e tyre.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit