13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ahmed Zekij Jemanij, i lindur në Mekë më 1930, rrëfen një ngjarje interesante me papën Gjon Pali II.

Më të lexuarat

Ahmed Zekij Jemanij, i lindur në Mekë më 1930, ish ministër i naftës në KSA, në kujtimet e tij, rrëfen një ngjarje interesante me papën Gjon Pali II.
E vizitova atë para kërshëndellave dhe i dhurova hurma, sepse e dija që katolikët hanë hurma në këtë festë të tyre. E pyeta: çfarë spjegimi fetar ka ngrënia e hurmave nga ana e katolikëve në këtë festë? Papa mohoi të kishte ndonjë lidhje fetare. Unë i thash: “ka një bazë te ne myslimanët që është përmendur në Kuran. Ia lexova ajetet: “E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë (Merjemen) te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!” E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.” (Merjem 23-25)
Papa e ndje paksa i fyer dhe heshti. Përderisa është kështu, është absurde të ketë hurma të freskëta në Palestinë më 25 dhjetor – i thash unë.
Papa më tha: datlindjen e Mesihut e kemi caktuar në Romë, pa verifikim dhe nuk është preciz por simbolik.

Agim Bekiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit