6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ahmed Kalaja, koment mbi lajmin për “ditarin me njësha të Atifete Jahjagës”

Më të lexuarat

Pak fjalë mbi gjurmimin edhe nxjerrjen e një dëftese shkolle të presidentes Jahjaga.
Lajmi nr. 1 sot në mediat online, sidomos ato kosovare, ishte një dëftesë shkolle e presidentes Jahjaga kur ajo ka qenë nxënëse.
Por nuk ishte fare e kënaqshme të shihje një linçim masiv, një lloh dehjeje nga kënaqësia për nxjerrjen në publik të diçkaje nga e kaluara e zonjës në fjalë, ndërkohë që nuk ka njeri në këtë botë që mos ketë ndonjë cen, nga e kaluara ose e tashmja, të cilën nuk dëshiron t’i bëhet publike, gjë e natyrshme kjo në emër të së drejtës për dinjitet që ka çdo qenie njerëzore.
Por ja që jetojmë në kohë të çuditshme. Dhe dëshira me patjetër për të bërë lajm, shkel jo pak herë dhe në terrene të sferës intime të tjetrit, edhe pse duken interesante.
Do thotë dikush që dëftesa e shkollës nuk përfshihet tek gjërat intime, por mjaft fakti që vetë njeriu nuk e dëshiron publikimin e saj dhe që e ka lënë në garancinë e dikujt, shkollës në këtë rast, e klasifikon atë në mos si intime, si diçka krejt personale.
Ndërkohë që si gjest nuk është aspak i shëndetshëm për shoqërinë dhe aspak tregues pjekurie. Asgjë nuk zgjidh bërja publike e dëftesës së një shtetari. Komunikimi unë për atë se ku pajtohemi apo nuk pajtohemi, nuk përcaktohet nga notat e marra në shkollë. Shpeshherë ato mbeten një detaj krejt periferik në përcaktimin e thelbit të diçkaje.
I vetmi rast ku nota do ishte përcaktuese në vlerën thelbësore të ndonjë njeriu, do ishte ajo në moralin e tij. Një fshesaxhi rrugësh i pashkollë dhe me moral të lartë, vlen më tepër se një i shkolluar me diplomat pirg por pa moral.
Tek e fundit, problemet tona si shoqëri nuk po na i sjellin të pashkolluarit, por të pamoralishmit.
Për këtë arsye mendoj se krahas problemeve, të tilla gjëra na shtojnë dhe hutinë.
Pra, publikimi i lajmit mbi notat në një dëftesë të presidentes Jahjaga, mendoj që nuk është tregues i mirë për disa arsye:
1. Ngjall në shpirt pesimizmi në brezin e ri.
2. Nuk jep ndonjë shembull të mirë.
3. Eshtë një angazhim i pafrytshëm me gjëra pak të rëndësishme karshi gjërave më të rëndësishme.

Përtej këtyre arsyeve, gjurmimi i të metave apo shfaqja e tyre nuk është aspak etike, aspak normale edhe aspak qytetare, dhe për më shumë aspak islame.
Po u kujtoj në rradhë të parë të gjithë atyre që besojnë, veçanërisht të gjithë myslimanëve, atë këshillën e artë: “Mbuloni të metat e njerëzve t’ju mbulohen edhe juve ”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit