6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Agjërimi i kohëpaskohshëm ndihmon në luftën ndaj diabetit

Më të lexuarat

Ideja e agjërimit të kohëpaskohshëm u ngrit pasi që shkencëtarët ishin impresionuar nga efektet e reduktimit konstant të kalorive.

Janë dy lloje të agjërimit të kohëpaskohshëm. Lloji i parë është ‘të ushqyerit me kohë të kufizuar’ që ndodh kur agjëruesi ha vetëm gjatë orëve të ditës, mes orës 10 të mëngjesit dhe 6 të pasdites. Kjo qasje ia ofron trupit një pushim të gjatë nga ushqimi çdo natë, dhe e përforcon ritmin e dobishëm cirkadian.

Ndërsa, një lloj tjetër i agjërimit njihet si “agjërim periodik”.

Kjo qasje përfshin periudha të gjata të të ushqyerit të pareduktuar dhe periudhave të shkurta të të ngrënit shumë pak (pesë ditë të hash normalisht, dy ditë të hash kalori të kufizuara).

Ndërsa, hulumtimet e fundit në Universitetin e Kalifornisë Jugore, në efektet e agjërimit periodik, kanë filluar ta testojnë nëse ky lloj agjërimi mund ta shërojë diabetin tek minjtë.

Studimi i udhëhequr nga Valter Longo, përdori një mi mutant i cili kishte mungesë të hormonit yndyror “leptin” për ta rregulluar konsumimin e ushqimit.

Këta minj e teprojnë me ushqim në mënyrë konstante dhe bëhen obezë e diabetikë në moshë të hershme madhore.

Ndërsa, hulumtuesit gjetën që pas pak muajsh të agjërimit periodik, duke alternuar shtatë ditë të të ushqyerit të kufizuar, diabeti tek këta minj ishte shëruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit