10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Agjencia TIKA mbështet bujqit me 7.200 fidanë

Më të lexuarat

Në fshatin Timjanik në qytetin e Negotinës në pjesën qendrore të Maqedonisë, u realizua ceremonia e dorëzimit të fidaneve në kuadër të “Projektit për zhvillimin e pemtarisë në Maqedoni”.

Me këtë rast, Çevik u takua me fshatarët dhe dha informacione në lidhje me projektin.

Ai vuri në pah se projektet që i kanë realizuar në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë në kuadër të aktiviteteve në Maqedoni kanë domethënie të veçantë. “Kemi filluar me program për zhvillimin e bujqësisë në mënyrë që ta rrisim standardin e jetesës së familjeve në rajone rurale, bashkatdhetarëve dhe shoqërive të tjera dhe për të siguruar prodhim cilësor për familjet që jetesën e sigurojnë përmes bujqësisë”, vazhdoi Çevik.

Çevik rikujtoi se programin për zhvillimin e pemëtarisë e kanë filluar në vitin 2014, duke shtuar se duke bërë ndarjen e fidanëve për afro 60 familje dhe duke kontribuar me trajnime të ndryshme, ata kanë ofruar mbështetje për zhvillimin e një pemëtarie cilësore dhe për rritjen e nivelit të të ardhurave të këtyre familjeve.

Ai njoftoi se vitin e kaluar nga TIKA është bërë kërkesë në lidhje me kultivimin e qershive dhe arrave.

“Duke dhënë 7.200 fidanë qershish dhe arrash, kemi kontribuar në rritjen e të ardhurave të këtyre familjeve nga ky sektor. Me zbatimin e këtyre projekteve, qëllimi ynë të ofrojmë kontribut për një solidarizim social në shoqëri. Ndërkaq, në fazën e dytë të këtij aktiviteti, ne do të vazhdojmë punimet për rritjen e të dhënave dhe grumbullimeve të bujqve në këtë rajon së bashku me ekspertë të bujqësisë në Turqi. Rrjedhimisht, duke i zhvilluar këto aktivitete, ne japim kontribute në sektorin e bujqësisë dhe ekonominë e Maqedonisë”, tha Çevik. /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit