10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Agim Ibraimi e gëzon Ertanin, ja jep fanelën e Fabregasit (Foto)

Më të lexuarat

Agim Ibraimi ka treguar në vepër se është futbollist i madh dhe se për të qenë i respektuar dhe i dashur te tifozët, nuk do të thotë vetëm të jesh futbollist i mirë në fushë.

Në duelin e zhvilluar të martën në mbrëmje, ku Maqedonia për kundërshtarë kishte ish-kampionen e Botës dhe Evropës Spanjën, e në Shkup zbarkuan edhe shumë yje të futbollit botërorë, shumica e futbollistëve dëshiron që të këmbenin fanellat me ndonjë nga futbollistët më me famë.

 

Agim Ibraimi që në fillim të ndeshjes kishte ra dakord që të këmbejë fanellën me mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas. Por kur Agimi po bëhej gati për të hyrë në lojë, atë e thërret një tifoz i flakët i futbollistë shqiptarë (njëherit edhe Ilahist), Ertan Shaqiri i cili i kishte kërkuar fanellën. Agimi në asnjë moment nuk hezitoi dhe e la anash fanellën e Fabregasit, duke gëzuar tej mase Ertanin, ndërsa në faqen sociale të Facebook kishte marrë shumë urime dhe lëvdata për veprën që kishte bërë.

 

Agim-Ibraimi-duke-i-dh--n---fanell--n-tifozit-480x318Agim-Ibraimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit