8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Agani: Qeveria është stabile

Më të lexuarat

Kreu i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili ushtron postin e ministrit të Shëndetësisë në qeverinë aktuale, nuk është i shqetësuar nga paralajmërimet për ndryshime në kabinetin qeveritar të Kosovës.
Agani, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër, konsideron që Qeveria e Kosovës është e qëndrueshme, ndërsa thotë se nuk ka kohë të merret me këtë çështje për shkak të hovit me përgatitjet për fillimin e reformave në sistemin e shëndetësisë dhe për shkak të problemeve të shumta në shëndetësinë kosovare.

“Qeveria është stabile, unë e shoh koalicionin qeverisës mjaft stabil në shumë aspekte. Ne jemi duke bërë më të mirën që është e mundur në këtë moment. Jemi mjaft aktivë në shumë fusha dhe jemi duke hapur perspektiva. Natyrisht, rezultatet nuk shihen brenda një muaji, brenda një viti apo dy vjetëve. Duhen shumë përgatitje për të pasur rezultatet”, ka thënë ministri për albinfo.

Ai ka kërkuar që institucionet e vendit të jenë sa më unike dhe të fuqishme me një përfaqësim sa më të madh të elektoratit, duke mos e dëmtuar funksionalitetin e tyre, duke qenë se “vendi është para proceseve të rëndësishme” dhe “shkalla sa më e lartë e unitetit ndërmjet faktorit politik do të dëshmojë se proceset janë në të mirë të qytetarëve të vendit dhe çështjeve jetike për shtetin dhe kombin”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit