6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Afrimi gradual drejt dënimit (Istidraxh)

Më të lexuarat

Dikush mund të pyesë: “Si është e mundur që i shikojmë njerëzit të cilët e kanë tejkaluar çdo masë të prapësisë, shkaktojnë përçarje në Tokë, tirani, vrasin dhe shtypin, e hanë kamatën, ndërsa pos kësaj ata jetojnë në luks, për ata thuaja nuk vjen çasti i vdekjes, kënaqen në begati dhe mirësi?”

Në këtë pyetje i përgjigjemi me fjalët se njerëzit e tillë kanë dështuar dhe se Allahu, ‘azze ve xhelle, u ka dhënë që të kënaqen me të mirat në mënyrë që t’i mashtrojë më shumë, e që ata këtë të mos e kuptojnë.

Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, thot: “Me të vërtetë Allahu i jep tiranit të mira, ndërsa kur t’ia jep dënimin, atëherë nuk e lëshon.” Pastaj e lexoi ajetin vijues:

Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëm e i ashpër (11:102).

Allahu, xhelle shanuhu, e shtynë dënimin por nuk e harron.

Për afrimin gradual kah dënimi (istidraxh – dmth. sa herë që robi bën mëkat, Allahu i jep begati dhe kjo e largon nga pendimi pas çkahit pason dënimi, kurse ai është në mospërfilljen më të madhe) tregon Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, me fjalët: “Kur ta shikosh se Allahu, ‘azze ve xhelle, i jep robit atë që ai e adhuron në dynjallëk, ndërsa ai nuk i bindet Atij, kjo është afrim gradual kah dënimi” – pastaj i shqiptoi fjalët e Famëlartit, Fuqiplotit:

Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer. Ndaj u zhduk mbeturina e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botave (6:44,45).

Të parët tanë kanë deklaruar: “Kur të shohësh se Allahu të jep mirësi njërën pas tjetrës, e ti je këmbëngulës në mëkat, frikohu, ngase kjo është afrim gradual kah dënimi me të cilën Ai, ‘azze ve xhelle, të mashtron.”

Allahu, ‘azze ve xhelle, thot:

E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriteshin (43:33).

E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin (43:34).

Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur (43:35).

Për ata të cilët janë lënë në pa kujdes Allahu, ‘azze ve xhelle, tregon me fjalët:

E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” (89:15).

Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!” (89:16)

Ky ajet na tregon se nuk do të thot se Allahu, ‘azze ve xhelle, i shprehë respekt çdonjërit që e mbulon me begati, as ta braktisë ate të cilit ia ka mohuar këto begati. Kjo do të thot se Allahu, xhel-le shanuhu, e provon të parin me begati, kurse të dytit i shprehë respekt duke e lënë në sprovë.

I lutemi Allahut, xhelle shanuhu, të na mbrojë nga afrimi gradual kah dënimi, ngase kjo është sprovë dhe shkatërrim i cili sjell deri në devijim. Prandaj askush të mos mashtrojnë begatitë të cilat i posedojnë mosbesimtarët, ngase ky është dënim, ndërsa Allahu, ‘azze ve xhelle, nuk është negligjentë pos shumica e njerëzve këtë nuk e dijnë.

shkëputur nga libri “Tema Islame”- Salih el-Kurdi

përktheu: Selim Sylejmani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit