AFGANISTAN – TETË CIVILË TË VDEKUR PAS NJË SULMI TË NATO-S, PËRFSHIRË GJASHTË FËMIJË

0
33

Një bombardim i NATO-s shkaktoi vdekjen e të gjithë pjesëtarëve të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë, në Paktia, provincë në lindje të Afganistanit, thanë sot zyrtarë lokalë afganë.

”Dje në mbrëmje, një burrë, bashkëshortja e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre humbën jetën pas një bombardimi të NATO-s”, tha Rohullah Samoon, zëdhënës i qeverisë lokale të Paktias.

ISAF-i, forca e armatosur e NATO-s, tha se po hetonte për ngjarjen.

Nga ana tjetër në një sulm të Talebanit kanë humbur jetën 4 ushtarë të NATO-s.

Së bashku me incidentin e fundit numri i ushtarëve të NATO-s që kanë humbur jetën në Afganistan gjatë këtij viti ka arritur në 169 vetë. Kurse numri ushtarëve të NATO-s që kanë humbur jetën në Afganistan që nga viti 2001 është 3 mijë e 16.

Ndërkohë numri i afganëve që kanë humbur jetën në përmbytjet në krahinën veriore Saripol ka arritur në 50.

Në rajonin ku 260 fshatra kanë mbetur nën ujë rreth 60 mijë njerëz kanë mbetur të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre./trt/kohaislame