10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Aeroplani rrëzohet mbi disa shtëpi në Kirgistan, shkakton 32 viktima

Më të lexuarat

Rrëzimi i një aeroplani mallrash turk në Kirgistan u ka kushtuar jetën të paktën 32 personave, shumica e të cilëve ishin në tokë.
“Boeing 747”, i nisur nga Hong Kongu, u rrëzua mes mjegullës mbi shtëpitë pranë aeroportit të Manasit, rreth 25 kilometra në veri të kryeqytetit Bishek.

Të paktën 15 ndërtesa u shkatërruan dhe mes viktimave raportohet të jenë edhe fëmijë. Shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton Top Channel. Aeroplani që i përkiste kompanisë turke Act, do të ndalonte në Manas në rrugën e tij drejt Stambollit.

Tragjedia ndodhi pak pas orës 07:30 me orën lokale, në fshatin e Dacha-Suu, një zonë popullore pushimesh. Shikueshmëria ishte e ulët për shkak të mjegullës, por shkaku i aksidentit nuk është konfirmuar ende.
Imazhe nga vendi i ngjarjes treguan tymin dhe zjarrin që ngriheshin nga rrënojat e godinave të shkatërruara. Një dëshmitar tha për agjencinë e lajmeve AFP se avioni i cili besohet të ishte 14-vjeçar kishte rënë mbi shtëpi duke vrarë familje të tëra. Shumica e viktimave ishin në gjumë.

Autoritetet lokale mendojnë se bilanci mund të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar. Aeroporti ndërkombëtar i Manasit është mbyllur. Në vitin 2008, një avion pasagjerësh i nisur për në Iran u rrëzua pak pas nisjes nga ky aeroport, duke shkaktuar vdekjen e 68 personave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit