6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Aeroplani më i madh në botë qëndron i fshehur në një magazinë

Më të lexuarat

Në periferi të Kievit, diku në mes të stacioneve të metrosë të qytetit Nyvky dhe Sviatoshyn, ndodhet një ndërtesë e zymtë industriale ku mund të kaloni një mijë herë pa e kuptuar se përmban një sekret të jashtëzakonshëm.

Brenda mund të gjendet kapitulli i papërfunduar i njërës prej bëmave më të mëdha të aviacionit sovjetik, të konceptuar ndonjëherë.

I vetmi informacion është madhësia e ndërtesës. Është gjigande dhe kështu duhet të jetë. Për shkak se ajo mban brenda diçka gjigande, aeroplanin më të madh në botë që nuk është përfunduar kurrë. Aeroplani është një Antonov An-225, i konceptuar nga inxhinierët sovjetikë në ditët e Luftës së Ftohtë, si një gjigant që sfidon gravitetit dhe që do ndihmonte në garën e vazhdueshme të komunizmit në hapësirë dhe dominimin e Bllokut komunist të Lindjes

https://youtu.be/bpu8vKyDQHU

Vetëm një An-225 u ndërtua nga kompania Antonov me bazë në Kiev. Por fillimisht kompania prodhoi një aeroplan të ngjashëm të quajtur Mriya. Ky avion fluturoi për herë të parë në vitin 1988. Sa herë që ngrihej në fluturim ky avion ka tërhequr turma admiruesish për shkak të përmasave të tij gjigante.

Kompania u nis të ndërtohej një aeroplan të dytë, por mbeti i papërfunduar. Ndërsa Mriya po thyen rekordet botërore në qiell, binjaku i saj ende qëndron në copa, vetëm në gjendje ‘të ëndërrojë’ të largohet nga toka.

Por historia nuk mbaron këtu. Raportohet nga CNN se Antonov mbetet optimiste për të ngritur në qiell edhe An-225. Nëse përfundon ndonjëherë aeroplani do të ketë një gjatësi prej 84 metrash, 9 metra më i gjatë se avioni më i madh i pasagjerëve Airbus A380.

Është një pamje mbresëlënëse, edhe pse është paksa dëshpëruese për të parë këtë avion potencialisht madhështor të ndarë në copëza.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit