17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Adriatik Llalla: Puçistët e dyshuar të FETO-s do të hetohen edhe në Shqipëri

Më të lexuarat

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Shqipërisë, Adriatik Llalla, deklaroi të martën se disa persona të përfshirë në tentativën për grusht shteti në Turqi dyshohet se fshihen në Shqipëri dhe se për këtë do të hetojnë edhe autoritetet shqiptare…

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Shqipërisë, Adriatik Llalla, deklaroi të martën se disa persona të përfshirë në tentativën për grusht shteti në Turqi, organizuar nga organizata terroriste gyleniste (FETO), dyshohet se fshihen në Shqipëri, duke shtuar se në këtë kuadër do të bëhen hetime edhe nga autoritetet shqiptare.

Siç raporton Agjencia Anadolli (AA), duke folur për mediat gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale, që përdorin internetin”, Adriatik Llalla nënvizoi se dyshimet e autoriteteve turke janë se pjesëmarrës në tentativën për grusht shteti në Turqi mund të jenë edhe njerëz, që fshihen pas bizneseve.

“Shqetësimi kryesor i qeverisë turke, shtetit turk, aktualisht është hetimi i rasteve të ngjarjeve të vitit të kaluar. Prokuroria turke kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm me strukturat e Prokurorisë së Shqipërisë për të vënë në dispozicion hetimet, në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë tentativë për grusht shtetit mund të fshihen edhe në Shqipëri. Këto janë në proces hetimi dhe të dhënat janë paraprake, pritet verifikimi i tyre në kuadër të bashkëpunimit, ku do të vlerësohet nëse do të vihen në dispozicion të medias apo do të kalojnë direkt tek autoritetet përkatëse. Dyshimet janë se po. Dyshimet e autoriteteve turke janë se autorë të këtyre veprave penale të kësaj tentative për grusht shteti mund të jenë edhe persona, që fshihen pas bizneseve”, theksoi Llalla.

“Të dhënat janë të plota, pritet vetëm verifikimi nga ana jonë në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit. Në varësi të të dhënave që na vihen në dispozicion nga autoritetet turke, prokuroria turke, ne do të kryejmë hetime brenda kapaciteteve që kemi, pra brenda atyre hapësirave që ligji shqiptar i lejon”, shtoi më tej kryeprokurori shqiptar.

Kujtojmë se dy ditë më parë prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, është takuar me prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Mehmet Akarxha (Mehmet Akarca), i cili ka kërkuar bashkëpunimin e Shqipërisë për hetimin e disa prej personave të përfshirë në tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi, ndërmarrë nga organizata terroriste FETO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit