6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Adoleshenti aksidenton një nënë me foshnjen, i ati i vjen për ‘ndihmë’: Qëllon gjyshen e bebes

Më të lexuarat

Një aksident tronditës ndodhi në Durrës mbrëmjen e djeshme, në rrugën Skënderbej: Një adoleshent, 17 vjeç, i cili drejtonte makinën pa patentë, ka përplasur me Benz-in e tij, një grua të re me foshnjen e saj 7-muajshe! Fatmirësisht, ato nuk pësuan lëndime të mëdha dhe mësohet se janë jashtë rrezikut.

Por, ky episod dramatik, u shoqërua me një tjetër, po aq dramatik: Gruaja me foshnjen shoqërohej nga nëna e saj 62-vjeçe, e cila është tmerruar nga ajo që i panë sytë.

Në këto momente, babai i adoleshentit, 54-vjeçari A.K. nuk e ka përmbajtur dot veten para britmave të gruas së moshuar dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Policia e Durrësit e njoftoi se e arrestoi në flagrancë 17-vjeçarin Gj.K. dhe nisi procedimin penal ndaj të atit.

Njoftimi

“Më datë 07.08.2017, rreth orës 20:00, në rrugën “Skëndërbej” shtetasi Gj. K., duke drejtuar mjetin tip “Benz Fuoristradë”, pa leje drejtimi ka aksidentuar shtetasen E. B., 31 vjeçe dhe fëmijën e saj A. A., 7-muajsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A.K. pas aksidentit ka goditur me shuplakë shtetasen N. B., 62 vjeçe, nëna e shtetases E. B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Gj. K., dhe “Dëmtime të tjera me dashje” në ngarkim të shtetasit A. K.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit