12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Adobe Photoshop

Më të lexuarat

Adobe Photoshop (lexo Adobe Fotoshop, apo Foto punishtja “Adobe”) është një program kompjuterik (ang.: software, lexo: softuer) që lejon manipulime të fotografive. Adobe Photoshop është njëri nga programet më te përhapura në botë dhe përdoret nga profesionistët, amatorët dhe fillestarët.
Adobe Photoshop është një makineri veglash informatike, një punishte e ndarë në laboratorë të ndryshme për përpunimin, transformimin, transportimin, regjistrimin e veglave grafike. Programi në vetë ndër të tjerat ka një pasqyrim të laboratorit të fotografisë, me disa funksione plotësuese vizuale që mundësojnë përpunimin e fotografisë me metoda më të zhvilluara në këtë lëmi. Me ndihmën e veglave të programit mundësohet përcjellja e të dhënave tek aparatet periferike si printeri, kamera etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit