12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Adhurimi më i madh

Më të lexuarat

A dëshiron t’ju tregoj për adhurimin më të madh, të cilin i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, e bënte në çdo situatë. Më këtë adhurim Allahu i urdhëron besimtarët pas namazit, pas agjërimit, pas Haxhxhit, gjatë luftës, para dhe pas gjumit.

Për këtë adhurim nuk ka nevojë të kthehesh në drejtim të Kiblës, nuk këkrkohet veshje e veçantë, nuk ka nevojë të formohet xhemat për të, nuk ka nevojë të udhëtohet, nuk ka nevojë për shpenzim të hollave. Këtë adhurim ka mundësi ta kryej i rrituri dhe fëmija, i pasuri dhe i varfri, mashkulli dhe femra, dijetari dhe ai që ska shumë dituri, ai që ka ndonjë angazhim dhe ai që ska.

Për këtë adhurim Allahu, subhanehu ue teala, i lavdëron të mirët dhe të mirat duke thënë: “…përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (El Ahzab, 35)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: A dëshironi t’ju tregoj për veprat tuaja më të mira, për ato që janë më të pastërta te Sunduesi juaj, që i lartësojnë gradat tuaja, që janë më të vlefshme se shpenzimi i arit dhe argjendit, që janë më të mira se goditja e armikut me shpatë dhe anasjelltas. Thanë: gjithsesi o i Dërguari i Allahut. Tha: Përmendja e Allahut.

Muadh ibën Xhebeli, radijallahu anhu, ka thënë: Asgjë si përmendja e Allahut nuk shpëton nga dënimi i Allahut.

Ebu Hurejreja, radijallahu anhu, brenda ditës dhe natës dymbëdhjetë mijë herë thoshte: Subhanallah. Thoshte me këtë tesbih e liroj vetën nga zjarri.

Prej përmendjes më me vlerë është leximi i Ajetul Kursi pas namazeve të obliguar. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Atë që pas namazeve obligim e lexon Ajetul Kursinë nga hyrja në xhenet nuk e ndan asgjë përveç vdekjes.

Ai gjithashtu ka thënë: Çdokush që merr abdest në mënyrë të plotë dhe pastaj thotë: Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhammeden abdullahi ve resuluhu, i hapen tetë dyert e xhenetit dhe hyn nga cila do.

Përmende Allahun në çdo situatë, po, ndoshta nuk da ta falësh namazin e natës, nuk do të agjërosh vullnetarisht, nuk do të japësh lëmosh, por mos u trego i shkujdesur ndaj përmendjes së Allahut. Përmendja e Tij nuk kërkon mund të posaçëm. I Lartësuari thotë: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (El Bekare, 152)

Përktheu: Mr. Talha Kurtishi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit